Klubi i njohur francez Paris Saint-Germain (PSG), kampioni aktual i UEFA Champions League, ka ftuar zyrtarisht dy futbollistët e FC Prishtinës, Lorik Mehmetin dhe Rin Ahmetin, për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore vlerësimi në Akademinë e PSG-së, e cila do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 9 gusht 2026 në kampusin e PSG-së në Poissy, Francë.
Kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për cilësinë, potencialin dhe punën e Lorikut dhe Rinit, të cilët do të kenë mundësinë të stërviten dhe të dëshmojnë vlerat e tyre në një nga akademitë më prestigjioze të futbollit evropian.
Kjo ftesë është gjithashtu rezultat i bashkëpunimit profesional që FC Prishtina ka ndërtuar me klubet më të njohura evropiane. Bashkëpunimi me Paris Saint-Germain dëshmon besimin dhe respektin e ndërsjellë, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillimin dhe promovimin e futbollistëve tanë në nivelin më të lartë ndërkombëtar






