Familjarët e Arlinda Zekajt i bashkohen protestës në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe dorëheqje e ministrave

- Advertisement -

Ka filluar protesta në Prishtinë, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me thirrje për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë.

Protestës i janë bashkuar edhe familjarët e Arlinda Zekajt, e cila u vra ditë më parë në Vitomiricë të Pejës.

Me lot në sy dhe pankarta në duar, po protestojhet kundër dhunës në familje, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje për gratë që përballen me dhunë.

“Stop dhunës në familje”, është një nga mesazhet që po bartin protestueset, ndërsa në pankartat e tyre kërkohet edhe dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kishte bërë thirrje për revoltë kombëtare, duke kërkuar masa konkrete për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e rasteve të tjera të dhunës me pasoja fatale.

Të ngjashme

Të fundit