Fahrije Hoti nga Kooperativa Bujqësore “Krusha”, në një konferencë për media ka folur rreth deklarimeve të bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me refuzimin e grantit e padinë ndaj saj, siç thotë Peci.
Fahrije Hoti që drejton këtë biznes i ka quajtur shpifje deklarimet e ministrit Peci dhe ka thënë se po bëhet përpjekje për politizim të kësaj çështje.
Znj. Hoti thotë se asnjëherë nuk ka marrë ftesë nga Gjykata për ndonjë padi në drejtim të saj.
Ndër të tjera, Fahrije Hoti pret që ministri Peci të kërkoj falje ndaj grave të Krushës për lakimin e emrit që iu është bërë atyre, sipas saj në mënyrë të padrejtë.
Pjesë nga deklarata e znj. Fahrije Hoti.
Ministri Peci më ka përmend se Fahrije Hoti është e paditur në Gjykatë. përkundrazi, unë nuk kam marrë një ftesë të atillë. Asnjëherë nuk më ka marrë e s’mu ka adresu një ftesë e tillë që unë jam e paditur që nuk i kam kthy mjetet që m’u kanë ekzekutu në 2015-2017.
Unë nuk e di se ku e ka gjetë atë dosje dhe kërkoj nga ministri bashkë me dosjen të kërkoj faljen për këtë njollosjen që ju ka bë jo vec Fahrijes, por të gjitha grave të Krushës.
Kisha lut nga MInistri që të ulet e të kërkoj falje publike, e jo me shantazhime e video e shkrime nëpër rrjete sociale. Ai e ka petkun e Minsitrisë që ka dikasterin që i përket punës sonë e të gjithë bujqëve, por jo me u marrë me çështje personale, me Fahrije Hotin.
Fahrije Hoti ka një adresë, një subjekt të vetin personal që e ka ndërtu me dhimbje e me sakrificë e me lot. Pa ndihmën e kërkujt, deri në 2010 kemi punu nëpër familje, nga atëherë na kanë ndihmu qoftë ministritë, apo donatorët e ndryshme. Kemi plasu prodhim, asnjëherë pa kërku ndihmë nga kërkush. Por, asnjëherë nuk ka ndodhur të etiketohen gratë e Krushës deri në këtë vit. Me keqardhje po e them, nuk po m’dhemb si emër Fahrije Hoti, po më dhemb si gratë e Krushës