7.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Evi Kokalari: Rama, jo qeveri teknike për Berishën dhe Metën

- Advertisement -

Aktivisja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, thotë se Ervin Salianji, nuk ka asnjë vlerë politike dhe se burgosja e tij u bë me fakte.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kokalari u shpreh se kryeminstri Edi Rama nuk duhet të plotësojë kërkesën e Sali Berishës dhe Ilir Metës për qeveri teknike.

Sipas Kokalarit, Berisha do japë dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare të 2025, për të vendosur të bijën në krye të PD, por shtoi se Argita Malltezi nuk e sjell dot ndyshimin.

“SHBA nuk kanë asnjë lidhje me Salianjin. Fakti që këto mendojnë se Salianjin e ka dënuar Ramën, për Ramën kjo është diçka komike. Salianji nuk ka asnjë vlerë në Parlament. Më këto budallallëqe, demokratët nuk do ngrihen për Salinjin, do dalin bllof. Berisha nuk e kupton këtë. PD po e luan shumë gabim lojën, Edi Rama është shumë i fuqishëm në këtë moment. Kjo është bërë me fakte. Demokratët dhe shumica nuk kuptojnë. Duke i gjuajtur nje femre, Spiropalit me karrige. Nuk më intereson partia e Spiropalit, mua kjo sesi lejohet, sesi nuk është arrestuar Gazment Bardhi, nuk e di. Unë flas si femër, kjo është anë shumë e shëmtuar. Janë ca gjëra që nuk duhen ndjekur. Kjo mënyra sesi PD po lufton, më ka lënë gojëhapur. I kam thënë Berishës të anulojë protestën më 8 janar te PD. Këto ulin edhe Bardhi, Salianin, Gjekmarkjn, në krye të Këshillit Kombëtar.

Në mënyrë absolute, jo dhunës. Ai nuk vjen në pushtet. Edhe nëse ai vjen në pushtet, do jem unë që e luftoj. Kam parë shumë gjëra vetë. Qeveri teknike nuk duhet të ndodhë. Kam betejën time me Edi Ramën. Edi Rama nuk duhet ta lëshojë qeverinë momentalisht. Shqipëria ka probleme të tmerrshme. Nëse Edi Rama ia lëshon këtyre, Shqipëria do shkojë më poshtë. SPAK duhet ta marrë seriozisht pastrimin e politikës. Nuk e sjell dot ajo ndryshimin. Te jesh vajza e Sali Berishës, nuk të bën të aftë të drejtojë parti politike. Nëse është e aftë, mund të kandidojë me mua. Mendoj se Berisha do të japë dorëheqjen pas 2025. Sanskionet nuk do hiqen, do jem unë arsyeja. Ai do të japë dorëheqjen, do ia kalojë Malltezit, unë do kandidoj. Berisha do heqjen e sanksioneve. Ai po mbyll gojën duke lënë Ramën të bëjë çfarë të dojë. I luftoj të dy në të njëjtën kohë, edhe Berishën, edhe Ramën”, theksoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit