21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Evertoni bën ofertë zyrtare për Armando Brojën

- Advertisement -

Kjo verë do të jetë tejet e nxehtë për Armando Brojën, e ardhmja e të cilit vazhdon të jetë e paqartë.

Nuk dihet nëse Broja do të mbetet tek Chelsea, apo do të largohet tek ndonjë klub tjetër.

Në fakt sulmuesi shqiptar nuk është në planet e Chelseat që e ka nxjerr në shitje atë së bashku me 11 futbollistë të tjerë.

E ofertat për Brojën nuk kanë munguar nga top ligat evropiane, por sidomos nga Premierliga.

Valles po i prin Evertoni që po bën presion për të nënshkruar me futbollistin e kombëtare shqiptare.

Madje, ekipi nga Liverpooli ka bërë edhe një ofertë zyrtare në drejtim të Chelseat.

Të kaltrit kanë ofruar 27 milionë funte apo 32 milionë euro për transferimin e shqiptarit.

Chelsea po e shqyrton këtë ofertë dhe sipas mediave angleze ka gjasa të mëdha ta pranojë pasi këto para do t’i shpenzonte për transferimin e një sulmuesi tjetër.

Gjithsesi përveç Evertonit në garë për yllin shqiptar janë edhe Southampton, Ipsëich dhe Ëest Ham United.

Edhe Milani në Itali ka shprehur interesim për Brojën, të cilin e shohin si sulmues rezervistë, pas Alvaro Moratas, që e transferuan këtë verë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit