16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Eurodeputeti austriak: Admiroj durimin e kosovarëve për mosliberalizimin e vizave

- Advertisement -

Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl, është shprehur i habitur me durimin e qytetarëve të Kosovës lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Ai në një intervistë për “Report TV” me bazë në Tiranë, ka thënë se admiron durimin e kosovarëve, ndërkohë që siç tha ai, vetë e ka humbur atë.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të veprojë sa më parë në këtë drejtim, pasi “nuk ka asnjë argument për mo marrjen e një vendimi pozitiv për qytetarët e Kosovës”.

“Unë e admiroj durimin e qytetarëve të Kosovës për mosliberalizimin. Unë e kam humbur durimin tim, sepse nuk ka asnjë argument pse nuk është hequr ky regjim siç ka ndodhur dhe me 5 shtetet e tjera të rajonit. Por, kjo është një gjë e vogël, duhet të hedhim edhe hapa të tjerë që lidhen me përfshirjen e Kosovës dhe integrimin në BE”, është shprehur Mandle.

Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave, ndonëse si proces ka nisur para më shumë se 10 vjetëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit