Shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 u “trondit” të shtunën pasdite nga një përplasje e ashpër mes Rozana Radit dhe Gjesti, një debat që eskaloi në një nga momentet më tensionuara të këtij sezoni.
Gjithçka nisi me një diskutim të zjarrtë mes dy banorëve, i cili u përshkallëzua deri në momentin kur Rozana kërkoi të shkonte në banjë për të bërë dush. Por debati nuk u ndal as aty, pasi Gjesti e ndoqi brenda, duke vazhduar diskutimin dhe duke refuzuar të largohej edhe pas kërkesës së saj.
Në mes të tensionit, Rozana e sfidoi duke e pyetur: “Çfarë do këtu?”, ndërsa ai iu përgjigj: “Po du me të këqyr”. Për ta ironizuar dhe provokuar më tej situatën, Rozana hoqi robdeshamberin dhe mbeti vetëm me të brendshme para tij, duke e bërë këtë skenë një nga më të komentuarat e natës.
