Sonte në “Post” të Big Brother VIP Albania, u zhvillua një debat i ashpër mes dy ish-finalistëve, Mateos dhe Rogertit.
Të dy u ngritën në këmbë dhe u afruan pranë njëri-tjetrit, duke e tensionuar situatën në studio. Debati u përqendrua te loja e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi dhe mënyra se si e kanë perceptuar njëri-tjetrin.
Kujtojmë se Mateo dhe Rogerti ishin ndër finalistët e këtij edicioni, duke qenë shpesh në qendër të vëmendjes për raportin e tyre të tensionuar.






