11.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

“Është rehat se nuk del në nominim!” Sarah ja thotë troç Beatrixit

- Advertisement -

Beatrix dhe Sarah kanë patur një raport të luhatur së fundmi. Mes tyre ka patur sërish një krisje mbrëmjen e sotme dhe shkak u bë një klip i transmetuar gjatë spektaklit ku Sarah kishte thënë se Beatrix është rehat pasi nuk del asnjëherë në nominim.

Beatrix u shpreh e prekur nga ajo që dëgjoi teksa iu drejtuar Sarah duke thënë se i kërkoi falje publike dhe nuk e kupton se përse po bën këto deklarata. Pjesë e debatit këtë herë u bë edhe Donaldi i cili mbajti anën e Trixës këtë herë i cili u shpreh se nuk ka asgjë të keqe.

Mendimit të tij iu bashkëngjitën edhe Einxhel, Arjola dhe Dagz. Ky i fundit në klip ishte shprehur se Sarah e ka tepruar disa herë me deklaratat për Beatrix.

Rikujtojmë se debati mes tyre nisi teksa po mësonin një koreografi për Krishtlindje por duket se mes tyre ka rezerva më të mëdha. Debati mes tyre ka shkaktuar keqkuptime edhe mes Donaldit dhe Beatrix pasi kjo e fundit mendon se aktori mban anën e Sarah.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit