0.8 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Është mirë të jesh një nënë llafazane sepse foshnjat mësojnë gjuhën akoma pa lindur

Nënat shtatzëna duhet të bisedojnë sa më shumë të jetë e mundur me foshnjat në bark pasi sipas një studimi të ri, foshnjat mësojnë gjuhën para se të lindin.

Në eksperimente, studiuesit zbuluan aktivitet të shtuar në trurin e të porsalindurve kur ata dëgjuan gjuhën me të cilën ishin ekspozuar më shpesh për 9 muaj.

Studimi nuk shqyrtoi saktësisht se në cilin muaj fillojnë të dallojnë gjuhën por siç dihet tashmë, një fetus fillon të dëgjojë tinguj në tremujorin e dytë.

Prandaj, nënat në pritje dhe baballarët gjithashtu nuk duhet të kenë frikë të bisedojnë, madje edhe të flasin drejtpërdrejt me foshnjën në bark.

Studimi i ri u drejtua nga studiues në Universitetin Paris Descartes në Francë dhe Universitetin e Padova në Itali.

“Periudha prenatale hedh themelet për zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës”, thonë ata në punimin e tyre, duke shtuar se këto rezultate ofrojnë dëshminë më bindëse deri më sot se përvoja gjuhësore formëson organizimin funksional të trurit të foshnjës, edhe para lindjes.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se tingulli i zërit të nënës mund të nxisë zhvillimin e trurit të një foshnje të parakohshme ndërsa ndodhet brenda një inkubator.

Sipas studimeve të tjera, të porsalindurit preferojnë zërin e nënës së tyre mbi zërat e tjerë femërorë dhe tregojnë një preferencë për gjuhën që fliste nëna e tyre gjatë shtatzënisë në krahasim me gjuhët e tjera.

Megjithatë, ‘mekanizmat nervorë’ të saktë që lejojnë trurin në zhvillim të mësojë nga përvoja gjuhësore mbeten ‘të pakuptueshme’, thotë ekipi.

Për studimin, 33 foshnja të porsalindura me nëna vendase që flisnin frëngjisht u monitoruan duke përdorur encefalografinë (EEG) në Spitalin Robert Debré në Paris midis një dhe pesë ditësh pas lindjes.

Pasi dëgjuan gjuhën e tyre amtare, frëngjisht në krahasim me spanjishten ose anglishten, të porsalindurit shfaqën ‘lëkundje nervore të përmirësuara’ që lidhen me aftësitë e përpunimit të gjuhës, zbuluan studiuesit.

Kjo sugjeron se foshnjat ishin tashmë të njohur me gjuhën kryesore të folur gjatë kohës që ishin në bark.

“Nënat duhet të flasin sa më shumë të jetë e mundur gjatë shtatzënisë, duke bërë një bisedë me dikë tjetër ose dhe duke folur direkt me foshnjën”, thotë autorja e studimit Judit Gervain.

Studimi është publikuar në revistën Science Advances. Përshtati në shqip: Gazeta Si.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit