13.5 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Escobar: Kosova dhe ShBA-ja në të kaluarën kanë pasur marrëdhënie më të mira

- Advertisement -

Emisari në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vlerësuar se Kosova në të kaluarën ka pasur një marrëdhënie më të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diplomati amerikan në një intervistë për Qendrën për Evropë të Këshillit Atlantik ka potencuar se raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve po kalojnë nga “një sfidë”.

“Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara ndaj pavarësisë së Kosovës, sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë, një gjë e tillë nuk do të ndryshojë kurrë. Në të njëjtën kohë ne kemi partneritet shumë shumë të thellë me popullin e Kosovës që nuk do të ndryshojë kurrë. Shtetet e Bashkuara mbeten shumë pro Kosovës”, ka thënë Escobar.

Sipas tij SHBA-të dhe Kosova kanë pasur si sfidë orientimin në një vizion “të përbashkët për rajonin dhe gjetjen e një kuptim të përbashkët se si mund të punojmë së bashku për të avancuar projektin kombëtar të Kosovës”.

Escobar ndër të tjera ka potencuar se në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “do të duhej të insistohej më shumë në implementimin” e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe sesa që të bëheshin përpjekje për t’i ulur palët në tryezën e dialogut.

Meqë në vlerësimin e tij si Kosova ashtu edhe Serbia kanë pasur mungesë të vullnetit.

“Interpretimi dhe implementimi i Asociacionit është absolutisht vendimtar për Kosovën. Është më i vështiri prandaj si më i vështiri, ishte e rëndësishme që Kosova të jepte sinjal se ka vullnet të adresojë çështjen e minoritetit serb në territorin e saj”, ka thënë ai në një intervistë për Qendrën për Evropë të Këshillit Atlantik.

Sipas diplomatit amerikan, pranimi i draft-statutit të Bashkimit Evropian për Asociacionin do t’u jepte mundësi amerikanëve që të lobonin te shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Nga perspektiva amerikane, ne besojmë se duke pranuar një propozim evropian, përmes një procesi evropian që është dialogu dhe një marrëveshje që garantohet nga Bashkimi Evropian, do t’u jepte amerikanëve një mundësi për të lobuar te shtetet evropiane për të thënë se Kosova ka bërë çfarëdo që Evropa ka kërkuar”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit