Mes tjerash, Ermali gjatë intervistës ka komentuar edhe çiftin më të përfolur të momentit, banorët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.
Mamaqi dha sugjerimin e tij mbi dy konkurrentët se çfarë ata të dy duhet të bënin kur të dilnin jashtë shtëpisë së famshme.
“Kiarës i duhet një plan për të ardhmen”, tha Ermali për moderatoren shqiptare.
Ndërsa, për këngëtarin nga Shkodra tha se ai duhet të marr një këshilltar të mirë pas daljes sepse vetëm pas përfundimit të BBVA do ta kuptojë se çfarë ka ndodhur.
“Këtij i duhet një këshilltar i mirë për të zgjedhur se pasi të përfundojë Big-u do e kuptojë çfarë ka ndodhur. Është si ajo bëj ç’të duash pastaj mendo se çfarë ke bërë”, tha Ermali.
Theksojmë që Luizi ka fituar një popullaritet të madhe dhe që nga fillimi i edicionit të dytë të BBVA është konsideruar si ‘fenomen’ dhe një prej pretendentëve për të fituar çmimin .