Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit.
Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.
Ai rikthehet në klubin e tij, ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit.
Ermalit i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e gjelbër.






