7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Erdhi dita”, fëmija i deputetes së PDK-së lexon e shkruan në terr e me qiri

- Advertisement -

Të mërkurën ka pasur reagime të shumta rreth mungesës së energjisë elektrike në kryeqytet.

Pas reagimit të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, nuk mungoi as reagimi i deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ligjvënësja opozitare tregoi se fëmija i saj po lexon dhe shkruan në terr me qiri. Kjo pikërisht për shkak të mungesë së rrymës.

Ajo ironizoi me sloganin e LVV-së në zgjedhjet e fundit parlamentare ‘erdhi dita’.

“Qe vjen dita edhe fmija jem me përjetu me lexu e me shkru me qiri kurr mendja s’ma ka marrë!#erdhidita #krejtdhedrejt”, shkroi ajo në një postim në story në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit