Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka vazhduar të impresionojë me paraqitjen e saj të fundit si anëtare e jurisë në spektaklin “The Masked Singer”.
Ky është viti i katërt që Rita merr pjesë si paneliste e jurisë në këtë spektakël. Në një seri fotografish që ajo ka ndarë me fansat në Instagram, Rita shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, të shkurtër dhe të zbukuruar me xixa.
“Një episod me shkëlqim sonte në ‘The Masked Singer UK’. E mahnitur nga të gjitha performancat”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.
Një element kyç i “The Masked Singer” është surpriza dhe misteri që rrethon identitetin e pjesëmarrësve të maskuar që performojnë.