Në festat e nëntorit kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginë të Preshevës ka vendosur flamurin kuq e zi në objektin e këtij Këshilli..
Ndërsa një natë më parë Ansambli Kombëtar “Shota” nga Kosova ka performuar, pikërisht për festat e nëntorit.
“Shota në Luginë, zemra na rrahu shqiptarisht. Sonte, Ansambli Kombëtar “Shota” nga Kosova solli një performancë madhështore në kuadër të Manifestimit “Nëntor – Lugina”, duke ndezur atmosferën me këngë, valle dhe energji që vetëm ata dinë t’i japin. Ky manifestim u nderua edhe më shumë me prezencën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, SH.T. Z. Bardhyl Cana, si dhe Kryetares së Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani. Koncerti u realizuar në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka shkruar mbrëmë Rexhepi.







