Në këtë vizitë, ai ishte i shoqëruar edhe nga Sami Lushtaku.
Thaçi në postimin e tij ka shkruar se komandanti Jetullah i priti me mikpritje e bujari, derisa ua uroi të gjithë besimtarëve festën me shëndet dhe gëzime.
“Sot në Llaushë në këtë ditë feste, bashkë me kryetarin Lushtaku e vizituam axhin Jetullah për t’ia uruar Kurban Bajramin. Mikpritës e bujar si gjithmonë. Urime festa, me shëndet e gëzime për të gjithë!”, ka shkruar ai në Facebook.







