Endrick mund të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Aston Villa po shfaqet si një prej destinacioneve kryesore për sulmuesin brazilian.
Sipas “La SER”, Aston Villa është aktualisht një opsion serioz për huazimin e 20-vjeçarit. Roma dhe Lyon gjithashtu janë në garë, por Endrick mund t’i japë përparësi klubit anglez nëse Aston Villa vazhdon të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.
Braziliani po shqyrton një tjetër huazim për të fituar më shumë minuta, pasi ka pasur vështirësi për të gjetur hapësira nën drejtimin e José Mourinhos te Real Madridi.
Endrick është në kërkim të një klubi ku mund të luajë rregullisht dhe të vazhdojë zhvillimin e tij, ndërsa vendimi për të ardhmen e tij pritet të merret gjatë merkatos së janarit.






