Emocione të mëdha po shoqërojnë ditët e fundit të Mohamed Salah te Liverpooli.
Ylli egjiptian ka mbajtur një fjalim lamtumire para bashkëlojtarëve në prag të paraqitjes së tij të fundit me fanellën e “The Reds”, në ndeshjen ndaj Brentford F.C. .
Salah foli hapur për presionin dhe përgjegjësinë që sjell të qenit pjesë e klubit nga “Anfield”, duke e cilësuar Liverpoolin si “klubin më të mirë në botë kur fiton” dhe “më të keqin në botë kur humbet”.
Ai bëri thirrje bashkëlojtarëve që të vazhdojnë të ruajnë standardet e larta dhe mentalitetin fitues edhe pas largimit të tij, duke theksuar rëndësinë e kulturës së klubit dhe pritshmëritë e mëdha që ekzistojnë te Liverpooli.
Edhe pse pranoi se po përpiqej të mos bëhej emocional para ndeshjes së fundit, Salah theksoi se kujtimet dhe momentet e përjetuara me klubin do t’i mbajë gjithmonë me vete.
Largimi i tij pritet të shënojë fundin e një epoke të rëndësishme për “The Reds”, ku Salah u shndërrua në një nga lojtarët më të dashur dhe më të suksesshëm në historinë moderne të klubit.






