17.2 C
New York
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

Emmerson thotë se në rastin Limaj dhe Haradinaj është arritur në përfundimin se UÇK-ja s’ka pasur politikë për të sulmuar popullatën civile

- Advertisement -

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit ka thënë se ish-Tribunali i Hagës, në rastet ndaj Fatmir Limaj dhe Ramush Hardinaj ka arritur në përfundimin që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka pasur politikë për të sulmuar popullatën civile.

Derisa, prokurori Allan Tiger ka thënë se trupi gjykues e kishte pranuar se kanë ekzistuar dëshmi të një ekzistence të një politike për të luftuar kundër bashkëpunëtorëve shqiptarë, kosovarë.

Paraprakisht, para se të arrihej në këtë diskutim, prokurori Allan Tiger, ka deklaruar se prokuroria thotë se konflikti i armatosur nuk ka qenë i natyrës ndërkombëtare.

Gjykatësi Fergal Gaynor tha se të paktën tri ekipet e mbrojtjes nuk pajtohen me kohëzgjatjen e konfliktit dhe thonë se ka përfunduar në qershor 1999, derisa sipas prokurorisë ka vazhduar deri në shtator 1999.

“Përfshirë shtatorin 1999 apo thoni se ka përfunduar më herët por pati pasoja deri në shtator të 1999”, tha gjykatësi.

Prokurori Tiger deklaroi se janë të mendimit që konflikti nuk përfundoi deri në shtator të vitit 1999.

Nga ekipi i Rexhep Selimit u tha se konflikti nuk ka filluar në mars dhe se për ta ligji nuk është se është diçka që do e diskutojnë mes palëve sepse është përcaktuar në vendimin e konfirmimit të gjykatësit paraprak dhe përmendet në nenin 42 të ligjit dhe dy parimet kryesore janë organizimi i palëve që në këtë rast është UÇK dhe niveli i intensitetit që synohet të jetë ekzistues në një konflikt para se të përcaktohet se është konflikt i armatosur ndërkombëtar.

Tutje, ata bënë të ditur se mendojnë se nëse ka filluar në mars ka pasur intensitetin më të vogël të mundshëm nuk ka kaluar pragun për tu quajtur si i tillë.

“Nuk dhamë ndonjë datë specifike sikurse prokuroria nuk dha për përfundimin e konfliktit”, tha ai.

Po ashtu, u tha se nga aktgjykimi Limaj është e qartë se çdo vlerësim për ekzistencën e një konflikt jondërkombëtar të armatosur vlerësohet rast pras rasti.

Kurse, u tha se në të dhënat e Departamentit të SHBA, aty i referohen vitit 1999 si viti kur ka ndodh kriza në Kosovë. Po ashtu u përmend një çështje e Gjykatës Themelore të Prishtinës, ku thuhet se konflikti ka filluar në fund të prillit, fillimit të majit përkatësisht.

Avokati Ben Emmerson tha se akuzat e luftës përfundojnë kur përfundon konflikti, krimet kundër njerëzimit janë e vetmja pasojë që vazhdon dhe sigurisht nëse ka sulm të gjerë sistematik kundër popullatës civile.

Tutje, Emmerson deklaroi se qëndrimi i mbrojtjes është se ndalimi arbitrar nuk është vepër penale brenda të drejtës ndërkombëtare humanitare.

Nga mbrojtja u dhanë edhe të dhëna të tjera nga vendimet e TPNJ-së, për të cilat u parashtruan pyetje nga gjykatësit për prokurorin, ku u pyeten nëse konsiderojnë se TPNJ ka gabuar.

Prokurori Allan Tiger deklaroi se prokuroria nuk i përmbahet qëndrimit se gjykatësit e mëparshëm kanë gabuar dhe se e dinë se konkluzionet në të cilat ka arritur trupi gjykues janë bazuar mbi dëshmitë e saj kohe dhe analizës së tyre.

“…Konkluzionet kanë arritur në bazë të fakteve të paraqitura në çështje penale, kontekstit në të cilin janë shqyrtuar ato për shembull u përmend çështja kundër Militunoviqit që arriti në përfundim se nuk ishte jo më vonë se në verë, por kjo ishte në kontestin e një aktakuzë që nuk fliste për konflikt të armatosur”, tha ai.

Derisa, tutje tha se në çështjen penale kundër Fatmir Limaj ishte konkluzioni që ka ekzistuar një konflikt i armatosur jo më vonë se ose të paktën nga fundi i majit dhe kjo ishte në kuadër të çështjes penale që aktakuza përmende për çështje të konfliktit të armatosur në maj.

“Gjykimi në rastin Limaj ka analizuar disa ngjarje të mëhershme, ka vërejtur se ka pasur disa sulme sporadike në vitin 1997 dhe më pas nënvizoi sulme të tjera që kanë ndodhur nga fundi i shkurtit, fillimi i marsit. Forcat ndërkombëtare kanë vërejtur se aty është pika kthesës në konfliktin në Kosovë. Po të lexoni çështjen penale shihni se trupi gjykues në rastin Limaj ka arritur në përfundimin që ky ishte momenti që ka filluar konflikti”, tha ai tutje.

Sa i përket përfundimit të konfliktit, ai tha se pala mbrojtëse duket sikur po mbështeten në marrëveshjen e demilitarizimit, transformimit dhe komente apo jurisprudenca të tjera dhe në fakt duhet të tregohet kujdes sa i përket mbështetjes në këto dokumente në këto aspekte historike.

Në vijim, ai tha sa i përket çështjeve penale kundër Haradinajt nuk është bërë përpjekje për të trajtuar çështjen sistematike, nëse ishte sulm sistematik apo gjerësishëm kundër një popullate.

“Në çështjen penale kundër Limaj konkluzioni ishte se nuk kishte dëshmi të mbështeste faktin se ka ekzistuar një sulm i gjerësishëm, por ka pasur dëshmi që kanë provuar se ka pasur sulm sistematik. Provat e paraqitura nuk kanë bërë të mundur të arrihej në përfundimin se ka pasur sulm sistematik në popullsinë civile. Këto çështje dhe përfundimi kanë arritur mbi bazën e disa fakteve të veçanta dhe dëshmive të veçanta në këtë çështje. Dhe do të paraqesim dëshmi të tjera që nuk janë dëgjuar në ato çështje penale”, tha ai.

Derisa tha se konkluzionet janë të ndryshme për shkak të kontestit.

Nga mbrojtja tha se ka prova sa i përket konfliktit të armatosur që kanë qenë në dosjen paraprake dhe është material që ka qenë në dispozicion të Tribunalit të Hagës dhe Human Rights Watch.

“Nuk janë dëshmi të reja këto që kanë ardhur për të dëshmuar konfliktin e armatosur. Qëndrimi jonë është qe ZPS duhet të ketë dëgjuar konkluzionet e mëparshme dhe tani ka arritur në konkluzion të ndryshëm dhe fakti është se një tribunal ndërkombëtar i ka hetuar këto krime”, tha avokati Mishetiq.

Sa i përket sulmeve të gjerësishme apo sistematike, u tha se besojnë në konklouzionet e Tribunalit të Hagës që këto elemente nuk kanë ekzistuar.

“Në përfundimin që ka arritur trupi gjykues në rastin Limaj kanë shqyrtuar krimet në një zonë të përcaktuar gjeografike. Janë përpjekur për të trajtuar krimet në kontestin e raportit Human Rights Watch lidhur me krimet në përgjithësi në Kosovë. Dhe ka arritur në konkludimin që historia konfirmon që krimet e luftës fatkeqësisht do të ndikojnë në civilët. Trupi gjykues edhe nëse do të pranonte se këto sulme apo civil pavarësisht cilës etnie janë rrëmbyer nga UÇK dhe këto rrëmbime do të shihen në kontestin e tërësishëm të Kosovës ku numri ka qenë i vogël dhe këto bëhet fjalë për çështje që janë gjykuar ose në Tribunalin e Hagës ose gjykatat e Kosovës. Në fund të fundit do të shihni se si është shifra totale”, u tha nga Mishetiq.

Avokati Emmerson, deklaroi se trupi gjykues në rastin tjetër kishte konstatuar se nuk ka pasur sulm kundër civilëve shqiptarë apo serbë.

“Nuk është sulmuar popullata civile, nuk ka pasur sulme sistematike apo të gjerësishme. Pra ky është modeli që është vlerësuar pikat e aktakuzës. Tiger po përpiqet të ju bind ju se ka ndodhur ndryshe se ato kanë parë pikët e aktakuzës dhe kanë arritur në këtë konkluzion. Por është e qartë se kanë pasur në dispozicion të gjitha mjetet për të vlerësuar sjelljet dhe krimet e përfunduara në tërë territorin e Kosovës gjatë gjithë kohës që përfshinte aktakuza. Në rastin Haradinaj e Limaj janë dy zona të ndryshme në territorin e Kosovës. Në rastin Limaj nuk ka pasur dëshmi që dëshmojnë që UÇK ka sulmuar popullatën civile”, tha ai.

Sipas këtij këtu është dallimi mes rastit Militunoviq, ku u tha se forcat serbe e kanë bërë këtë, ndërsa UÇK jo.

Edhe në rastin Haradinaj, ai tha se ka qenë konkluzioni që nuk ka pasur sulm mbi popullatë civile.

“Dy trupe gjykuese kanë arritur në përfundimin që UÇK nuk ka pasur politikë për të sulmuar popullatën civile”, tha ai.

Prokurori Allan Tiger deklaroi se aktakuza e Limajt pretendonte sulme të gjerësishme dhe sistematike kundër popullatës civile serbe dhe bashkëpunëtorëve shqiptar dhe trupi gjykues arriti në përfundimin se nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme për të treguar se nuk ka ekzistuar një sulm mbi popullatën serbe.

“Trupi gjykues e pranon se kanë ekzistuar dëshmi të një ekzistence të një politike për të luftuar kundër bashkëpunëtorëve shqiptar-kosovar”,tha ai.

Tutje, ai tha se thuhet se ekzistenca e burgut të Lapushnikut e ka treguar politikën e luftimit të bashkëpunëtorëve.

Kur po diskutohej për përgjegjësinë komanduese, prokurori Mathew Howling tha se çdo i akuzuar për mendimin e tyre ka kontroll efektiv mbi kryesit e drejtpërdrejt të krimeve të paraqitura në aktakuzë.

“Në aktakuzë pretendohet se të akuzuarit kanë ushtruar kontroll efektiv mbi anëtarët dhe instrumentet e NPK-së”, tha ai.

Tutje, tha se do të përpiqen të provojnë se të gjithë të akuzuarit kishin autoritet mbi strukturat e NPK-së dhe Qeverisë së Përkohshme të asaj kohe dhe se kjo përfshin gjithë periudhën e aktakuzës edhe pse të akuzuarit kanë nivele të ndryshme autoritete madje edhe midis vete.

Emmerson tha se të ketë përgjegjësi komanduese duhet të ekzistojë raporti epror-vartës, dijenia për kryerjen reale apo të mundshme të krimeve dhe përgjegjësia për marrjen e hapave të duhur për ndëshkimin e kryesve apo parandalimin e tyre.

“Ky kategorizim për mendimin tonë nga ana e prokurorisë ka një defekt. Është referenca që i bëhen aktgjykimit Popoviq sepse aty trajtohet një strukturë komanduese tjetër. Në këtë çështje kemi të bëjmë me krijimin e strukturave ashtu siç kanë qenë përpara fillimit të vet luftës”, tha ai tutje.

Aydan Elis nga ekipi i mbrojtjes së Jakup Krasniqit, tha se mendojnë se qëllimisht mbahet e mjegullt se kush nga të akuzuarit ishte kontroll dhe se kjo është e paqartë në aktakuzë.

Prokuroria deklaroi se personat që supozohet që kanë qenë të ndaluar bien brenda kategorisë së popullatës civile kundërshtare.

Tutje, u tha se qëndrimi i tyre është se anëtarët të forcave që janë viktima janë brenda kategorisë së grupit të kundërshtarëve dhe brenda kategorisë së popullatës civile të kundërshtarëve.

“Për sa i përket lidhjes midis aktakuzës kur ajo lexohet si një tërësi përkufizimi i kundërshtarëve në paragrafin 32 me pretendimet se të gjitha krimet e akuzuar në aktakuzë janë kryer kundër kundërshtarëve dhe me faktin se përfshin disa anëtarë të forcave të armatosura tregon se janë pjesë të akuzave në atë çështje. Më pas anëtarë të forcave të armatosura që janë arrestuar dhe mbajtur të ndaluar, janë marrë në pyetje dhe keqtrajtuar, të gjitha këto tregojnë se edhe ata kanë qenë një objektiv i një sulmi”, tha prokuroria.

Në vijim, u tha se popullata civile e kundërshtarëve përfshin të gjitha këto kategori, pra personat që perceptoheshin që nuk përkrahnin qëllimet dhe metodat e UÇK-së dhe Qeverisë së Përkohshme dhe këtu përfshihen edhe personat e etnive të tjera, si p.sh të atij serb.

“Ata bien brenda kategorisë së popullatës civile të kundërshtarëve sepse serbët pretendimi se u sulmuan në bazë të etnicitetit të tyre shkon dorë më dorë me pretendimin se u perceptuan se ishin kundërshtar”, u tha nga prokuroria.

Avokati Gregory Kehoe tha se nëse merret pjesë aktive në luftime apo je një bashkëpunëtor mund të mbahesh i ndaluar pasi paraqet kërcënim për palën tjetër.

“Ajo që nuk është e qartë se si do të vërtetoj ZPS këtë në bazë të aktakuzave që ka paraqitur në aktakuzë”, tha Kehoe.

Emmerson tha se termi popullatë civile e kundërshtarëve është kontradiktues e as term juridik dhe se është term hibrid që është përfshirë për të zgjeruar sa më shumë persona në aktakuzë, por se nga pikëpamja juridike nuk ka kurrfarë kuptimi.

“Ju inkurajoj si trup gjykues t’i kërkoni prokurorisë të përkufizoj edhe njëherë këtë pjesë sa i takon popullatës civile”, tha Emmerson.

Avokati Roberts nga mbrojtja e Selimit tha se nuk e kupton se cila është çështja e prokurorisë dhe se e mbështet deklarimin e avokatit Emmerson. Po ashtu, u pajtua me këtë edhe avokati Elis, i cili shtoi se aktakuza nuk është e qartë në këtë drejtim

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit