Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Jabllanicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.
Gashi bëri të ditur se katër persona kanë pësuar lëndime të rënda.
Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Policia dhe Autoambulanca janë në vendin e ngjarjes.







