Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka bërë të ditur se sot është takuar me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe me kryeministrin, Albin Kurti.
Në takim thuhet se është diskutuar për rrugën përpara për Procesin e Berlinit dhe çështje të tjera aktuale.
“Diskutim i mirë këtë mëngjes mes të dërguarit tonë në WEB@ManuelSarrazin dhe kryeminstrin @albinkurti në rrugën përpara për Procesin e Berlinit dhe çështje të tjera aktuale”, ka shkruar Rohde në “X”.