Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi ka komentuar dështimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se problemi nuk qëndron tek mungesa e votave, por te mungesa fizike e deputetëve në sallë.
Sipas saj, votat ekzistojnë, mirëpo prania e pamjaftueshme e deputetëve e ka pamundësuar përparimin e procedurave parlamentare.
“Ka vota. Në sallë nuk kishte deputetë”, deklaroi shkurt Rexhepi për FrontOnline, duke lënë të kuptohet se mungesa e koordinimit mes grupeve parlamentare dhe qëndrimet politike po pengojnë formimin e institucioneve të reja.
Rexhepi ka folur edhe për rolin e presidentes në situatën aktuale, duke thënë se pret që seanca të vazhdoj brenda 48-orëve. “Presidentja kur e thirre… besoj brenda 48-orëve’’, tha deputetja.