Emilia Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka deklaruar se do të mbështesë Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re.
Partia e re Demokratike nga radhët e boshnjakëve, ka fituar një mandat në zgjedhjet e 9 shkurtit për legjislaturën e IX të Kuvendit të Kosovës.
Rexhepi u shpreh e bindur se Kurti do të ketë fuqinë për të formuar qeverinë e re, duke pasur parasysh që Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48 mandate në Kuvend.
“Unë kam qenë zëvendës kryeministrit e kryeministrit Albin Kurti, besoj që e kam respektuar dhe e kam çuar në vend këtë besim të dhënë. Mendoj që do të vazhdoj me këtë besim. Duhet të presim rezultatet zyrtare. Kryeministri Albin Kurti si kryetar i VV-së do të jetë mandatar, sepse VV-ja është fituese. Dhe me ligj ata janë mandatarët e formimit të qeverisë…
Jam e sigurt si e njoh unë Kurtin, nuk do të jetë i avruar nga Lista Serbe. Dhe që rezultati që ka fituar do të jetë i suksesshëm. Ne kemi pasur qeveri që me 20 apo 30 deputetë ka formuar qeveri. Andaj kur ke një rezultuar prej 48 deputetësh, atëherë kë një force për krijimi e qeverisë. Andaj kam besime plotë që zoti Kurti e ka fuqinë dhe mundësinë të krijojë qeverinë së bashku me partitë tjerë të komunitet tjera, apo edhe të partive shqiptarëve që nuk duan të jenë destruktive, dhe që duan të kontribuojnë në bashkëpunim.
Nuk mund të jenë vetëm parti domosdo. Mund të jenë individë që kalojnë (tek VV-ja). Sepse kemi përvojë nga e kaluara. Ka kolegë të partive të tjera që janë të gatshëm për bashkëpunim”, ka thënë Rexhepi.