Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shala, po vazhdon te qendroj ne New York duke vijuar angazhimin e saj në kuadër të Forumit Rinor te Keshillit Ekonomik Social te OKB-se, duke përfaqësuar zërin e rinisë së Kosovës në një nga platformat më të rëndësishme globale për politikat rinore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Ne diten e pare te forumit zhvillua një takim me Presidentin e Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së, Sh.T. Lok Bahadur Thapa, si dhe me delegacione të ndryshme pjesëmarrëse nga e gjithë bota ku u theksua roli i rinisë së Kosovës në avancimin e agjendës globale të zhvillimit.
Ne ditem e dyte te forumit Ambasadorja Shala e nisi me një takim të përbashkët me Ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë, Blerim Reka dhe Suela Janina, duke vijuar më pas me pjesëmarrjen si folëse në panelin “Youth leadership: a critical force in shaping a sustainable and inclusive future for all”. Në këtë panel u theksua rëndësia e lidershipit rinor si forcë kyçe në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Në vazhdim, u zhvilluan takime të veçanta me të Dërguarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Rininë, Felipe Paullier, si dhe me Sekretaren e Përgjithshme të Asociacionit Global Rinor per Paqe te SHBA-ve, Olga Majitova. Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e shkëmbimit të perspektivave rinore ndërmjet vendeve dhe në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Një theks i veçantë iu dha faktit që Kosova, megjithëse nuk është shtet anëtar i OKB-së, po kontribuon aktivisht në këtë forum global, duke dëshmuar potencialin dhe përkushtimin e të rinjve të saj. Gjatë takimit, z. Paullier u ftua të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet dhe për të rritur prezencën e Kosovës në agjendën ndërkombëtare rinore.
Sot ne diten e trete te forumit sipas kohes lokale te New Yorkut Ambasadorja Shala do te vazhdoj agjenden e saj te takimeve brenda OKB-se dhe pasdite do te marr pjese si folese ne panelin “Leaving no one behing- yoth driving change for marginalized communities” duke ndare zhvillimet ne Kosove.






