Kombëtarja e Kosovë në futboll në kategorinë U-19 i ka përfunduar kualifikimet për “EURO 2024”.
Sot, “Dardanët” u mposhtën nga Sllovenia me rezultat 2:0.
Kështu skuadra e Adil Maliqit, nuk ka arritur të kualifikohet për këtë garë shumë të rëndësishme.
Kosova ishte pjesë e grupit të parë bashkë edhe me Spanjën edhe Austrinë.
Kombëtarja përfundoi në vendin e tretë me tre pikë.
“Dardanët” startuan tejet mirë duke e mposhtur minimalisht Austrinë, me rezultat 1:0.
Në ndeshjen e tyre djelmoshat e Kosovës, humbën kundër Spanjes me rezultat 2:1