Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së dytë, e cila pritet të sjellë disa përballje interesante.
Xhiroja do të nisë të premten pasdite me duelin ndërmjet Malishevës dhe Drenicës. Malishevasit e nisën sezonin me fitore, ndërsa Drenica barazoi ndaj Dukagjinit, duke bërë që përballja e tyre të premtojë rivalitet të fortë.
Të shtunën në program janë dy ndeshje. Dukagjini do të përballet me Feronikelin ’74, ndërsa Ballkani do të presë Vushtrrinë. Të dyja sfidat pritet të ofrojnë rivalitet dhe luftë për pikët e plota.
Xhiroja e dytë do të mbyllet të dielën me derbin ndërmjet Llapit dhe Gjilanit.
Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së kampiones së Kosovës në garat evropiane.
Superliga e Kosovës – Xhiroja e dytë
Të premten:
Malisheva – Drenica
Të shtunën:
Dukagjini – Feronikeli ’74
Ballkani – Vushtrria
Të dielën:
Llapi – Gjilani
E shtyrë:
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30.
Prishtina – Drita






