Sapo Elhaida përfundoi eksperiencën e saj në jurinë e “X Factor”, çifti nisi disa ditë pushime.
Së fundmi, ata kanë publikuar një foto nga Roma, por mbishkrimi na futi në dyshime. “Dy jemi, por ushqehemi sa për tre”, – shkruan Elhaida përbri fotos.
Kaq ka mjaftuar që në rrjet të aludohet për një shtatzëni të mundshme të këngëtares. Kohë më parë në rrjet qarkulluan lajme se marrëdhënia e këngëtares së njohur shqiptare, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj është në krizë. Megjithatë, së fundmi balerini iu ka dhënë fund zërave për ndarje, teksa e uroi partneren e tij për ditëlindje.
Ai ka postuar në “Instagram” një foto teksa puthte në faqe Elhaidën, duke ua vënë kapakun njëherë e mirë se dyshja nuk janë më bashkë.
“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime”, – ka shkuar Lediani krahas fotos. Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancng With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin.
Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit.
Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut.
Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.
“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja, kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, – u shpreh ai.
Më tej erdhi dhe reagimi i Elhaidës, e cila u shpreh se ajo dhe partneri i saj nuk kanë thyer asnjë kod moral.
Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.