15.6 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

“El Clasico” për shërbimet e lojtarit të Manchester City, Real dhe Barça duel jashtë fushe

- Advertisement -

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse interesi është rritur ndjeshëm për të, teksa përveç Realit, synohet edhe nga Barcelona, Paris-Saint Germain dhe Bayern Munich.

Sidoqoftë, nëse zgjedh të largohet nga “The Citizens” në fund të sezonit, 29-vjeçari sigurisht që do të preferonte destinacionin spanjoll. Bernardo Silva u ble për 60 milionë paundë nga Monaco në vitin 2017.

Pak ditë më parë, portugezi humbi një penallti deçizive për Manchester City në çerekfinalen ndaj Realit. Por, kjo nuk ka të bëjë aspak me negociatat mes dy klubeve. Carlo Ancelotti është një admirues i Silvës që mund të bëjë disa pozicione në sulm, por mund të aktivizohet dhe në mesfushë.

Me karrierën e Luka Modric që po vjen drejt fundit, “Los Blancos” e kanë kupuar nevojën për një afrim të ri dhe me cilësitë e duhur për t’u vendosur në skuadër dhe për të kontribuar për disa vite me radhë. Bernardo Silva, 29-vjeç, është ende në kulmin e tij.

Portugezi ka fituar pesë tituj kampionë me Cityn, si dhe trofeun e Champions League, dy FA Cup dhe katër Carabao Cup.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit