8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ekzekutohen pagesat e pensioneve, Murati i bën llogaritë: 300 euro më shumë në 12 muaj për pensionistët

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagesat e pensioneve ndërsa ka theksuar se janë 300 euro më shumë për një vit që kanë përfituar pensionistët.

Murati ka bërë të ditur se pensionistët sot kanë marrë shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit.

“Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor”, tha Murati.

Postimi i plotë:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.

Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor.

300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton:

✅ 25% më shumë mbi pensionin bazik,

✅ 9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe

✅ 6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve.

Për një shtet për të gjithë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit