15.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Ekspozohet ndryshimi i dizajnit të linjës së ardhshme Galaxy S24

- Advertisement -

Familja e pajisjeve flagship Galaxy S24 të Samsung pritet të mbërrijnë në javët e para të 2024 por detajet më të fundit rreth S24+ tregojnë një gjuhë të re dizajni që gjiganti Koreano-Jugor ka planifikuar ta sjellë.

Pamja më e qartë e flagshipit të Samsung vjen nga Steve Hemmerstoffer në @OnLeaks. Së bashku me një video 360 gradëshe, tashmë kemi edhe imazhe të përpiluara sipas informacionit që është në dispozicion për Galaxy S24+.

Samsung do të përdorë një ekran të rrafshët 6.7-inç në Galaxy S24 duke ruajtur profilin e pajisjeve pa skaje të lakuara.

Kamera kryesore ka tre lente të cilat operojnë në hapësira të dedikuara pa asnjë lloj grupimi. Ajo janë rrathë të izoluar dhe të ngritur mbi sipërfaqen e pasme të smartfonit.

Detajet rreth kamerave mungojnë, përfshirë këtu madhësia e sensorëve, lentet apo softueri. Padyshim këto specifika mungojnë për shkak se mund të jenë ende në zhvillim.

Dizajni i ri i smartfonit ka bërë që pozicionimi i antenës Ultra Wideband do të ndryshohet. UWB përdoret nisur nga fakti që transmeton të dhëna me sasi të mëdha në distanca të shkurtra.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit