16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Dardanet U17 barazojnë me Armeninë

- Advertisement -

Sot ka filluar turneu kualifikues për Evropianin “Suedia 2024”, ku Kosova është nikoqire e Grupit B1 në Ligën B.

Ndeshja hapëse ishte ndërmjet Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë e që përfundoi me rezultat 0:5 në favor të fqinjve tanë.

Kosova luajti në terminin e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përballja e parë e Dardaneve të reja në këtë turne ishte kundër Armenisë.

Të dyja ekipet u angazhuan maksimalisht në fushë por ndeshja përfundoi pa gola. Kosova krijoi raste gjatë gjithë kohës por nuk arriti t’i konkretizojë, madje duke qëlluar edhe tërthorsen e portës mysafire, ndryshe nga Armenia e cila pati vetëm një goditje drejt portës.

Ndeshjet e radhës zhvillohen të premten. Kosova luan kundër Gjeorgjisë në “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00, ndërsa në “Fadil Vokrri” Maqedonia e Veriut e pret Armeninë, ndeshja zhvillohet në ora 15:00.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit