Ekonomisti, Kujtim Dobruna, ka thënë se vendi gjendet para një ‘’krize dramatike energjetike’’, duke shtuar se, rezervat e kanë arritur pikën kritike kudo në botë, dhe se të njëjtat, mund të shterën deri në fund të majit.
Dobruna, në postimin e tij, ka thënë se, nafta mund të shtrenjtohet deri në 200 dollarë për fuçi, dhe se, pas rreth katër javëve, ky çmim mund të dalë jashtë kontrollit, gjë e cila, për Kosovën nënkupton se, industri të tëra mund të mbyllen, transporti dhe logjistika dëmtohen, udhëtimet vështirësohen ose pamundësohen, dhe se, prodhimi i mallrave mund të ndalet.
Postimi:
Nuk dua te perhap frike, as panik. Por, situata eshte tejet serioze dhe, si profesionist, nuk mund te rri i qete.
Per çka e kam fjalen?
⚠️ Gjendemi para nje krize dramatike energjetike
⚠️ Per shkak te mbylljes se Ngushtices se Hormuzit, nuk ka boll nafte
⚠️ Per shkak te demtimit te infrastruktures prodhuese ne Lindjen e Mesme, nuk ka as benzine, kerozine, gas…
⚠️ Rezervat (strategjike) kudo ne bote kane arritur piken kritike
⚠️Deri ne fund te majit (edhe kater jave) ato mund te shterren
Cka dmth kjo per çmimin?
⚠️ Nafta mund te shtrenjtohet deri ne 200 dollare per fuçi
⚠️ Ne momentin kur shpenzohen rezervat, pra pas rreth kater javeve, ky çmim mund te dale jashte kontrollit
⚠️ Nafta dhe derivatet e saj, jo vetem qe do te shtrenjtohen ende, por edhe mund te zhduken nga tregu
⚠️ Edhe nese sot do te hapej tregu e do te niste prodhimi, do te duhej shume kohe per normalizim, dmth çmimet nuk do te uleshin shpejt e furnizimi nuk do te stabilizohej
Cka dmth kjo per ne?
⚠️ Industri te tera mund te mbyllen
⚠️ Transporti dhe logjistika demtohen
⚠️ Udhetimet veshtiresohen ose pamundesohen
⚠️ Prodhimi i mallrave mund te ndalet krejt
⚠️ Importi dhe eksporti shtrenjtohen
⚠️ Ekonomia tkurret
⚠️ Sektoret ne rrezik: bujqesia, ndertimi, prodhimi, turizmi
⚠️ Presioni fiskal mbi buxhetin shtohet
⚠️ Dergesat, investimet dhe ardhja e diaspores bien
⚠️ Cmimet e ushqimit rriten, bashke me to kostoja e jeteses (inflacion)
E gjithe kjo mund te ndodhe deri ne fund te majit. Por, ne kemi pune ma te mençme, p.sh. me shku per te treten here ne zgjedhje.
Mos thoni nuk e kemi dite!






