-7.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Edukatoret e dyshuara për dhunën ndaj 3 vjeçarit po intervistohen në polici

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha, është deklaruar për media pas rastit të dhunës ndaj një 3 vjeçari, në çerdhen “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë

Ai ka bërë të ditur se edukatoret që pretendohet të jenë të përfshira në rast po intervistohen nga policia aktualisht.

Ndërkaq nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me këtë rast.

Për detaje tjera do të njoftohet pasi të përfundon faza fillestare e hetimit.

Avokati Nasuf Hasani tha se në këtë rast janë kryer tri vepra penale. Ndërsa nëna e 3-vjeçarit, Fitore Geci tha se ndjehet mjaftë e shqetësuar.

Për rastin reagoi edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Inspektorët e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, sot, kanë shkuar në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, ky dyshohet se një 3-vjeçar është rrahur nga edukatoret e këtij institucion.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit