Edon Zhegrova nuk e dëshiron largimin nga Juventus, kërkon një tjetër mundësi tek “Zonja e Vjetër”

- Advertisement -

E ardhmja e Edon Zhegrova pritet të jetë një nga temat kryesore të merkatos verore.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dëshiron të qëndrojë te Juventus dhe të dëshmojë veten në Torino, pavarësisht një sezoni nën pritshmëri.

Sipas raportimeve nga Calciomercato.com, ai u ka kërkuar agjentëve të ndalojnë çdo diskutim për transferim deri në fund të sezonit.

Ky vendim tregon ambicien e tij për të fituar më shumë minuta dhe për të bindur stafin teknik. Megjithatë, klubi mbetet i hapur për shitje në rast të një oferte të kënaqshme, me vlerën e tij që llogaritet rreth 11-12 milionë euro.

Për momentin, mesazhi i Zhegrovës është i qartë: të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te Juventusi.

Të ngjashme

Të fundit