28.5 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Edita Tahiri e lavdëron publikisht Përparim Ramën: E pabesushme, por i ka dhënë sharm Prishtinës

- Advertisement -

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka lavdëruar publikisht punën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Tahiri tha se Rama ka bërë intervenime modeste që i kanë sjell shije e sharm Prishtinës.

Tahiri, këto komplimente për kryetarin e Prishtinës i ka bërë për Pressing të T7.

Nuk preferoj publikisht me dhanë komplimente, sinqerisht e kemi këtë kryetarin e ri të Prishtinës, disa intervenime modeste, nuk ka bërë ndryshime ende të mëdha, por intervenime modeste aq i ka dhanë një shije e sharm qytetit, e pabesueshme. Më vjen mirë”, tha Tahiri.

Unë po të tregoj se jetoj në Prishtinë, sinqerisht elemente të vogla por funksionale. Një kohë zebrat kur fshiheshin, vështirë me pa që po kalon kalimtari, tani pash drita, është siguri për kalimtarin dhe vozitësit”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit