Endrit Thaçi: Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre

- Advertisement -

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, është deklaruar mbrëmë për media në natën e nëntë të protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Ai u pyet për gjendjen e Thaçit dhe të tjerëve, pas vendimit dënues të Speciales, transmeton lajmi.net.

“Ai është mirë. Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre.”, tha shkurt Endrit Thaçi.

Sonte po zhvillohet nata e 9-të e protestave kundër vendimit të Speciales. Këto protesta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Kurse me 1 tetor do të ketë marsh në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së./lajmi.net/

Të ngjashme

Të fundit