Edhe Toronto në Kanada thotë “Jo në emrin tim” në mbështetje të UÇK-së dhe krerëve të saj në Hagë

- Advertisement -

 

Arnisa Morina iu drejtua shqiptarëve të mbledhur në Toronto në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas aktgjykimit të muajit të kaluar në Hagë.

Morina mbërriti në Kanada me familjen e saj kur ishte vetëm tre vjeçe. Por dikush mungonte: babai i saj, Mehdi Morina, i cili u vra gjatë luftës në Kosovë.

Ajo iu drejtua të pranishmëve jo vetëm në cilësinë e një avokateje për çështjet e imigracionit dhe refugjatëve, por edhe si bija e një babai të rënë gjatë luftës.

Ajo ndau historinë e saj personale dhe bëri thirrje për drejtësi dhe përkujtim.

“Babi, kjo është për ty” — homazhi emocionues i Arnisa Morinës kushtuar babait të saj.

Faleminderit – The Artistè Foundation
dhe organizatorëve e aktivistëve shqiptar në Kanada.

https://www.artistefoundation.ca/newsroom⁠

#lliriakaemër
#UÇK

Të ngjashme

Të fundit