E turpshme: Vendosen në tabela të veturës simbolin UÇK, polica në Prishtinë i dënon me 60 euro bijtë e dy heronjve të Kosovës

- Advertisement -

Kosovar Azemi dhe Fisnik Bislimi, bijtë e heronjve Nijazi Azemi dhe Rexhep Bislim, janë dënuar sot nga Policia e Kosovës vetëm pse në tabelat e makinës së tyre kishin vendosur një stikersin “UÇK”.

Në rrjetet sociale, ata kanë postuar një video ku dy policë në Prishtinë ua vendosin dënimin prej 60 eurove.

Në video ata dëgjohen duke iu kërkuar policëve që në tiketën e dënimit të vendoset arsyeja e vërtetë për gjobitje.

“Sot në Kosovën e lirë, unë djali i Heroit Nijazi Azemi – Komandant Mjekrra dhe Fisnik Bislimi -djali i Heroit Rexhep Bislimi u ndaluam dhe u gjobitëm për simbolin e UÇK-së. Më e turpshmja? Ne kërkuam që në gjobë të shkruhej e vërteta: “u ndaluan për simbolin UÇK”. Por nuk patën guxim ta shkruajnë. Na dënuan për UÇK-në, por u frikësuan ta pranojnë me shkrim”, kanë shkruar ata në Facebook.

Sipas tyre, për një gjë të tillë askush në Evropë nuk i ka ndalur.

“Ky simbol ka kaluar gjithë Evropën, Malin e Zi, Greqinë e vende tjera pa problem. Sepse nuk e mbulon asnje simbol shtetëror e zyrtar, Vetëm në Kosovë, shtetin e dalë nga gjaku i baballarëve tanë, trajtohet si faj. Turp për ata që harrojnë kush e solli këtë liri. UÇK nuk hiqet me gjoba. UÇK është nder, histori dhe krenari kombëtare. UÇK e paguam me gjak, do ta paguajmë edhe me para”, kanë shkruar ata.

Të ngjashme

Të fundit