2.9 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

E siguroi mandatin e deputetes/ Sala Jashari takohet me Memli Krasniqin- ja për çfarë biseduan

- Advertisement -

Pas një fushate intensive dhe angazhimi të vazhdueshëm, Sala Jashari është radhitur ndër më të votuarit në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Ajo ka zhvilluar një takim me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi, ku është diskutuar për punën dhe objektivat afatgjata të saj në politikë.

Përmes një postimi, Jashari ka falënderuar Kryetarin Krasniqi dhe Kryetarin e Degës së Skenderajt, Sami Lushtakun, për mbështetjen dhe hapësirën e krijuar për të rinjtë në parti.

“Njëkohësisht dua ta falënderoj Kryetarin z. Krasniqi dhe Kryetarin e Degës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, që më mundësuan të bëhem një shembull për të rinjtë e Kosovës, duke dëshmuar se secili prej nesh ka mundësinë të kontribuojë,” ka shkruar ajo.

Ajo ka vlerësuar përkushtimin e strukturave të PDK-së dhe aktivistëve, të cilët, sipas saj, gjithmonë dalin jashtë pritshmërive kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Dhe të dashur votues, me besimin tuaj, puna jonë është e pandalshme. Gjithmonë besnike ndaj të gjithë ju mbështetësve të mi,” ka përfunduar Jashari.

Angazhimi i saj dhe rezultati i arritur tregojnë për një mbështetje të fortë brenda partisë dhe përkushtimin e saj për të vazhduar punën politike.

https://www.facebook.com/share/p/1DvhoSfcF6/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit