“E shoh të rrugës që të bisedojmë” – A është Hoxhaj pro rikthimit të Limajt në PDK?

- Advertisement -

Enver Hoxhaj nga PDK ka folur në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1 për mundësinë e rikthimit të Fatmir Limaj në këtë subjekt politik, si dhe për bashkëpunimet e mundshme zgjedhore me parti të tjera opozitare.

Hoxhaj tha se në PDK ende nuk është marrë ndonjë vendim për mënyrën se si do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme, qoftë të vetëm apo në koalicion me parti të tjera.

“Menoj që sot duhet ta trajtojmë temën e z. Limaj. Nuk kemi pasur ndonjë takim konkret për këtë çështje dhe nuk kemi marrë vendim se si do të shkojmë në zgjedhje, a do të shkojmë të vetëm apo bashkë me ndonjë subjekt tjetër. Unë jam që të shkojmë në zgjedhje duke e rritur listën zgjedhore të PDK-së edhe me subjekte të tjera,” ka thënë Hoxhaj.

Ai shtoi se, sipas tij personalisht, është e rrugës që të zhvillohen bisedime për bashkëpunim me figura dhe subjekte të ndryshme politike.

“Nëse më pyetni personalisht, e shoh të rrugës që, përkundër afatit të shkurtër kohor, të bisedojmë edhe me personalitete të tjera,” ka deklaruar Hoxhaj.

Të ngjashme

Të fundit