6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

E pazakontë: Presidentja flet për pamjen e saj në fjalimin vjetor, kritikët i quan anti-kosovarë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot gjatë fjalimit vjetor në Kuvendin e Kosovës ka bërë edhe një deklaratë të pazakontë për një adresim ceremonial si ky i sotit, raporton Periskopi.

Ajo ka dhënë një përgjigje për gjitha kritikat rreth pamjes së saj që mund të ketë pasur gjatë vitit, kështu duke i quajtur kritikuesit si të dirigjuar nga klanet anti-Kosovë.

Madje ajo pretendon se po tentohet të minimizohet roli i saj si presidente, veç pse është grua.

‘’Nuk zmbapsem asnjëherë me akuza sa të turpshme aq edhe qesharake që i dëgjojmë çdo ditë e të cilat dirigjohen nga interesat e klaneve antiKosovë.Nuk zmbrapsem asnjëherë edhe kur tentojnë të më ngjyrosin me epitete të cdollojshme që sulmojnë pamjen time apo integritetin tim. Sepse të parat janë të parëndësishme e sa i përket vlerësimit të integritetit e dinjitetit, të dashur qytetarë sytë i mbaj përherë vetmë nga ju. As para seksizmit të parecendntë dhe tendencave për të minimizuar rolin e presidentes vetëm pse në krye është një grua. E për këtë askush s’do të ia dal për të na heshtur, për këtë ju siguroj. ‘’, tha Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit