-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

E papritur, Nico Williams refuzon Barcelonën dhe qëndron te Bilbao?

- Advertisement -

Sulmuesi Nico Williams ka marrë vendimin më të papritur duke refuzuar t’i bashkohet Barcelonës për të vazhduar qëndrimin te Athletic Bilbao.

Barcelona, si dhe skuadrat angleze si Arsenal e Chelsea kanë shprehur interesim për spanjollin pas shkëlqimit në “Euro 2024”.

Barcelona punoi më së shumti për afrimin e Williamsit, ku të gjithë prisnin që të kompletohet një transferim i tillë, por duket se lojtari ka vendosur ndryshe.

Mediumi katalunas “Sport” raporton se Williams ka zgjedhur të qëndrojë te Bilbao dhe ka refuzuar të gjitha ofertat.

Sipas raportit, lojtari mori vendimin vetë pavarësisht që agjenti kishte marrëveshje me Barcelonën për pagë e gjithçka tjetër. Williams nuk ka qenë i bindur se hapi i duhur në karrierë për momentin të ishte largimi nga Bilbao.

Sidoqoftë, Williams nuk është i interesuar as për të rinovuar me Bilbaon, me të cilët ka kontratë deri më 2027, ndërsa vazhdon të ekzistojë klauzola e lirimit në vlerën e 58 milionë eurove.

Barcelona tani është fokusuar plotësisht për shërbimet e mesfusorhit të RB Leipzigut Dani Olmo, i cili kërkohet edhe nga Man City.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit