Dani Carvajal, pa klub që prej largimit nga Real Madridi në qershor, raportohet se është pranë transferimit te Getafe, sipas “ABC”.
“Marca” raporton se marrëveshja është konkretizuar gjatë ditëve të fundit dhe se palët kanë arritur shpejt një dakordim.
Edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e ka dhënë “Here We Go”-në e tij për këtë marrëveshje.
Më tej bëhet e ditur se vetëm rregulloret financiare të La Ligës mbeten pengesë, me miratimin e ligës që është hapi i fundit përpara se “Azulones” të mund ta regjistrojnë 34-vjeçarin dhe ta zyrtarizojnë transferimin.
Mbrojtësi i djathtë i Spanjës ka 52 paraqitje me kombëtaren dhe do të rikthehej në jug të Madridit.
Tashmë shihet vetëm si çështje kohe rikthimi i Carvajalit në fushat e futbollit spanjoll.
Carvajali ishte pjesë e Real Madridit dhe La Ligës që nga viti 2013, kur u rikthye te Reali pas një sezoni te Bayer Leverkuseni.
Mbrojtësi spanjoll ka katër La Liga të fituara, së bashku me gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve.
Me Spanjën, ai e ka fituar EURO 2024 dhe Ligën e Kombeve më 2023.






