7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

E nisi Abdixhiku, ia ktheu Murati, e vazhdoi Kica-Xhelili: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi

- Advertisement -

Nënrkyetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas një komneti të ministrit të Financave, Hekuran Murati ndaj kryetarit të partisë së saj, Lumir Abdixhikut, në lidhje me propagandën e kryeministrit Albin Kurt, siç e quan Abdixhiku.

Murati e kritikon ashpër në reagimin e tij Abdixhikun, e lidhur me këtë rast, Kica-Xhellili e akuzon Muratin se gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi.

“Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, Ministër Murati. E gjuha jote se ç’është zënë ngërq te LDK-ja”, ka shkruar Kica-Xhelili në Facebook.

Ajo i kërkon ministrit që të përgjigjet ndaj disa pyetjeve që ajo ia parashtron.

“Por meqë paske përmbledhur verzion të ri të propagandës 2.0 tani që 1.0-shin ua çmontuam, a po na përgjigjesh çka ju desh të flisni me Radojçiçin, pronat e të cilit sot lavdëroheni që janë konfiskuar?”.

“Pastaj, përgjigju çka ju desh t’i suspendoni policët, që kërkuan t’i konfiskohet telefoni njeriut tuaj në KEK?”.

“Pastaj përgjigju pse gënjen kur thua që nuk ta votuam Byronë?”.

“E pastaj përgjigju PSE s’po e votoni komisionin hetimor për kontratat njëburimore nëse s’keni çka të fshihni?”.

“E rrugës, përgjigju edhe si u bë që brenda javës t’i nënshkruani edhe 3 kontrata shtesë sekret në vlerë 4 milionë euro PASI nuk pranuat të hetoheni për 209 milionshin paraprak?”.

“E krejt në fund, Ministër, ai SNAPSHOT i kryetarit që e paske zgjedhur si foto, ndoshta e bën foton pak të çuditshme, por kurrsesi nuk i bën tentativat tua të shpërlarjes së propagandës më pak qesharake.”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit