Konfirmohen tri mungesa të rëndësishme në radhët e Kosovës para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës, që zhvillohet nesër në Prishtinë.
Menaxheri i kombëtares, Bajram Shala, ka bërë të ditur në konferencën për media se tre futbollistë nuk do të jenë pjesë e grumbullimit për këtë sfidë.
“Aro Muric është liruar nga grumbullimi, ndërsa edhe Amir Saipi dhe Rilind Nivokazi janë liruar për arsye personale,” u shpreh Shala.






