E dhimbshme, 75-vjeçari gjendet pa shenja jete tek penda e fshatit Livoq

- Advertisement -

Valon Osmani, zëdhënës në policinë e Gjilanit, konfirmoi për Gazetën Express se sot rreth orës 14:12, policia ka pranuar informacion se një person mashkull e vitit të lindjes 1951, është gjetur pa shenja jete tek penda e fshatit Livoq.

Lidhur me rastin, Osmani tha se “njësitet relevante policore së bashku me njësitin e zjarrfikësve dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku është nxjerrë trupi i pajetë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar ‘’Hetim i vdekjes’’”, u shpreh Osmani

Të ngjashme

Të fundit