28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

E dha fjalën që nuk i sulmon, Kurti shkon një hap tutje, dezinformon për Prokurorinë Speciale

- Advertisement -

Ky ishte njëri nga zotimet që Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Vjosa Osmani e Kryeparlamentarin Glauk Konjufca ia dhanë raportueses për Kosovën në Këshill të Evropës, Dora Bakoyanis.

Anipse ndër të tjera në këtë letër-zotim Kurti me dy krerët e tjerë e përdorën edhe termin “besnikërisht”, që në hapësirat shqiptare ka konotacion të fortë moral, Kurti siç e ka dëshmuar shumë herë s’pyet as për konotacionin historik në lidhje me fjalën e dhënë e as për proceset e rëndësishme të kohës, siç është zbatimi i zotimeve për rrugëtim të sigurt në oganizata të rëndësishme.

Ai, duke e shpërfillur këtë zotim, ka goditur ashpër përsëri gjyqësorin. Madje goditja e tij ndaj Prokurorisë Speciale, ka të bëjë me një temë ku po s’i njohe proceset e nuk i din statistikat kollaj rrëshqet në urrejtje.

Kurti i tha Prokurorisë Speciale se nuk po i ndiqni kriminelët e luftës.

“Janë bërë pesë vjet prej kur institucioneve tona të drejtësisë u është mundësuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminelëve të luftës edhe në mungesë të tyre. Pesë vjet nga politika shtetërore që sjellë mundësi më të shpejtë për drejtësi. Pesë vjet nga thirrjet e para për të shfrytëzuar aparaturën shtetërore në dispozicion për të ngritur aktakuza kundër kriminelëve e krimeve të tyre monstruoze kundër popullit tonë. Pesë vjet pa rezultat.

25 vjet pas luftës, pa drejtësi për viktimat.” – shkroi Kurti.

Madje Kryeministri e tha një të pavërtetë.

“Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës mund të numërohen në gishta. “.

S’është ashtu

Prokuroria Speciale me anë të një reagimi ka bërë të ditur se në fakt aktakuzat e ngritura deri më tash as që bëhet fjalë të numërohen me gishta.

“Edhe me këto resurse të pamjaftueshme, si ligjore ashtu edhe financiare, njoftojmë opinionin publik se Prokuroria Speciale, aktualisht, ka të regjistruara gjithsej 60 aktakuza për krime të luftës për 56 raste, ndaj 165 personave” – thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale.

“Qeveria ka rritur buxhetin, andaj bëjmë thirrje që Këshilli Prokurorial urgjentisht të rrisë kapacitetet për adresim të krimeve të luftës.” – është një fjali tjetër me anë të së cilës Kurti “gozhdoi” organin special të ndjekjës në Kosovë.

Prokuroria bëri të ditur se jo veç tash, por asnjëherë nuk është aprovuar kërkesa për buxhet, aq sa ka nevojë për t’i përmbushur kapacitetet.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se në pesë vitet e fundit, që nga koha kur kjo prokurori ka marrë kompetencat për hetimin e krimeve të luftës, ka bërë punë jashtëzakonisht të madhe në bashkëpunim të plotë me institucionet ligj zbatuese. Për më tepër, kjo është bërë me kapacitete të pamjaftueshme të kuadrove, profesionale dhe financiare, si pasojë e buxhetit të pamjaftueshëm. KPK sjell në vëmendje të opinionit publik se në 20 vjetët e fundit, asnjëherë nuk është miratuar kërkesa buxhetore e plotë (në lartësinë 100% të kërkesës).”.

Tutje Prokuroria Speciale ka bërë të ditur shembujt si ai i Kroacisë, në kuadër të ndjekjës së kriminelëve të luftës.

Aty bëhet e ditur se Koracia e Bosnja kanë përmbushur disa detyra që Kosova s’i ka bërë asnjëherë.

Shtetet si Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina kanë miratuar strategjitë nacionale në nivel të qeverive dhe parlamenteve të vendeve të tyre për adresimin e krimeve të luftës. Ne ende nuk e kemi një strategji të tillë në nivel nacional.

Përkundër kësaj, me iniciativën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës , Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar Strategjinë e Krimeve të Luftës, mbi bazën e së cilës janë duke u zhvilluar hetimet e krimeve të luftës”. – thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale.

Tutje nga Prokuroria Speciale i kanë bërë thirrje Kurtit e të gjithë zyrtarëve të tjerë të përmbahen nga komentet, sidomos për një temë të ndishme si kjo, duke ua kujtuar edhe një parim juridik.

“Krimet e luftës nuk parashkruhen (vjetërsohen), andaj edhe ne nuk do të ndalemi duke punuar në të gjitha rastet qe i kemi lidhur me këto vepra penale”. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit