-1.2 C
New York
Monday, January 6, 2025

Buy now

E dashura e inkurajoi Brad Pittin ta finalizonte divorcin me Angelina Jolien

Pitt, 61 vjeç, dhe Ramon 32 vjeçe, që janë në lidhje që nga viti 2022, kanë pasur një periudhë të gjatë me vështirësitë që pati Pitt që nga vitit 2019, kur ai dhe Jolie u shpallën ligjërisht të ndarë.

Megjithatë, aktorët, në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar arritën marrëveshje për çështjet e ndarjes pas një beteje të gjatë ligjore prej 8 vjetësh.

Një burim ka thënë për Page Six se ishte Ramon ajo që “ndikoi” te Pitt për të përmbyllur marrëveshjen me Jolien, për të lejuar që jeta e tij të “shkojë në drejtimin e duhur”.

“Ines dëshiron të ketë një jetë së bashku me të dhe mundësisht të ketë fëmijë në të ardhmen, pa pasur barrën e divorcit të famshëm që zgjati 8 vjet”, ka thënë burimi.

Një burim tjetër ka thënë për Daily Mail se Ines është “ndikim pozitiv” për Pittin pasi ka një “perspektivë shumë të kthejëllt për gjërat”.

“Është e trishtë si ka shkuar e gjithë kjo situatë, por të paktën ky është përparim në drejtimin e duhur”, ka thënë burimi.

Jolie kishte kërkuar divorc nga Pitt në shtator të vitit 2016, pas vetëm dy vjetësh martesë.

Ajo e kishte akuzuar Pittin për abuzim ndaj saj dhe fëmijëve të tyre në një udhëtim me avion privat.

Ish-çifti lëshoi një deklaratë të përbashkët duke thënë se do të ruanin privatësinë e procedurave të divorcit për hir të fëmijëve të tyre: Maddox, 23 vjeç, Pax, 21 vjeç, Zahara, 19 vjeç, Shiloh, 18 vjeç dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 16 vjeç.

Megjithëse janë shpallur ligjërisht të ndarë që nga viti 2019, ata kanë kaluar nëpër një betejë të ngatërruar ligjore për kujdestarinë e fëmijëve dhe pronën e tyre në Francë, përfshirë “Château Miraval”, vreshtën e famshme që ata zotërojnë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit