Arda Güler mori vëmendjen e futbolldashësve dhe profesionistëve të ndryshëm me shpërthimin që tregoi në Europianin e Gjermanisë, me Turqinë e tij. Anësori i djathtë, i lindur në vitin 2005, tashmë premtonte gjëra të mëdha, qysh kur u mor nga Fenerbahce.
Pastaj, një dëmtim i meniskut e mbajti jashtë për ca kohë, për t’u kthyer në fund të sezonit të kaluar, në minutat e gjetura te Real Madridi. Ai spikati në “Euro 2024” (1 gol dhe 2 asiste). Edhe në këtë parasezon, talenti turk po merrr vëmendjen, pavarësisht konkurrencës së fortë që u ngrit për të, pas nënshkrimit të yjeve si Endrick dhe Mbappé.
Në orët e fundit, një lajm “bombë” ka mbërritur nga Spanja. Sipas informacioneve të “Defensa Central”, një superfuqi angleze është gati të bëjë lëvizjen e papritur për të rëmbyer Arda Güler nga Real Madridi.
Ky është Manchester United, i cili thuhet se ka ndarë 100 milionë euro për të nënshkruar menjëherë me lojtarin turk, në këtë merkato verore. Real Madridi është informuar për këtë ofensivë të mundshme përmes disa ndërmjetësve, të cilët në fakt konsideruan mundësinë e një transferimi.
Një mundësi tërheqëse edhe për talentin e lindur në Ankara më 2005, duke qenë se te Manchester United do të merrte një pagë të madhe dhe rol kryesor në prokitin e Erik ten Hag. Sipas shtypit spanjoll, megjithatë, shitja e Arda Güler as që merret në konsideratë te “Los Blancos”. Klubi e konsideron turkun pjesë integrale të projectit aktual dhe beson fort në imponimin e tij në të ardhmen e afërt.